Rujatja e të dhënave në BE

Rujatja e të dhënave në BE

Rujatja e të dhënave në BEVendet perëndimore të udhëhequr nga SHBA janë duke shkelur të drejtat e njeriut me rritjen e përgjimit në nivel global. Diçka të tillë mund ta ndalin vetëm qytetarët.

Sipas ish-agjentit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) Snowden, kjo e fundit zotëron të dhëna në përmasa gjigante. Vetëm në Gjermani çdo muaj përgjoheshin rreth gjysëm miliard komunikime.

Të dhënat në rang global janë aq të mëdha sa edhe vetë NSA nuk mund t’i ruajë për një kohë të gjatë. Por me ndërtimin e qendrës së re të të dhënave të NSA në shtetin e Utah ky qëllim është vetëm një hap larg. Kompleksi mund të ruajë deri në 12.000 Petabyte të dhëna. Ndërkohë sipas të dhënave të NSA trafiku ditor në Internet është 1826 Petabyte.

Por shërbimi sekret amerikan nuk është i kënaqur vetëm me përgjimin e të dhënave në Internet dhe komunikimet telefonike. Edhe posta e SHBA është pjesë e përgjimit. Sipas New York Times të gjithë zarfet e dërguara brenda vendit fotografohen automatikisht. Në vitin 2012 ishin 160 miliard. Se sa gjatë ruhen këto të dhëna nuk dihet ende me saktësi.
Edhe drejtuesit e automjeteve janë në fokus të autoriteteve amerikane. Policia gjithnjë e më shpesh skanon automatikisht targat e makinave që kalojnë në rrugë. Sipas një grupi të të drejtave të njeriut vetëm një makinë policie mund të skanojë deri në 14 mijë targa në turn. Pra në këtë mënyrë mblidhen të dhëna nga miliona drejtues automjetesh. Se çfarë ndodh më pas kjo është e paqartë.
Rujatja e të dhënave në BE
Në Europë, ku kjo e fundit e konsideron veten si mbrojtëse e të drejtave të individit, gjëndia është pak me e qartë, por jo domosdoshmërisht më e mirë. Ne thjesht nuk dimë shumë për punën që bëjnë shërbimet sekrete europiane. Sigurisht autoritetet Europiane nuk kanë fondet e kolegëve të tyre amerikanë, por qëllimi i shërbimeve sekrete mbetet i njëjti: mbledhja e informacionit.

Në lidhje me këtë çështje, BE në vitin 2006 krijoi një mjet që edhe shërbimet amerikane ende ëndërrojnë: ruajtja e të dhënave. Në këtë mënyrë të gjitha kompanitë e telekomunikacionit dhe Internetit duhet të ruajnë të dhënat e tyre të paktën për 24 muaj. Në Gjermani një gjë e tillë u ndalua nga Gjykata Kushtetuese.
Dhe ashtu si në SHBA monitorimi i trafikut me kamera është duke u rritur në mënyrë masive në Europë. Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave në Britani dënoi montimin e të ashtuquajturave “Ring of Steel” në qytetin e vogël të Royston. Mjetet skanojnë targat e makinave.
Gjithashtu shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe GCHQ kanë akses tek kabulli i Internetit nën Atlantik. Sipas Guardian sasia e informacioneve ditore që kalon atje është sa 192 biblioteka kombëtare të vendit.
Ndërsa në Gjermani Shërbimi Sekret BND do të investojë 100 milion Euro në pesë vitet ardhshme për përgjimin e internetit. Por edhe zarfet të dërguara brenda vendit fotografohen dhe ruhen për tre ditë. Kjo sipas postës gjermane bëhet për arsye të brendshme.
Fundi i prezumimit të pafajësisë
Komunikimi ynë në telefon dhe aktiviteti ynë në Internet do të ruhet pa asnjë arsye nga kompanitë ose agjencitë shtetërore. Pikërisht në këtë rritje të bashkëpunimit midis shërbimeve shtetërore dhe kompanive globale, qëndron rreziku më i madh për privatësinë tonë dhe bashkë me të edhe liria e mendimit. Shërbimet sekrete shtetërore dhe kompanitë globale të telekomunikacionit kanë një qëllim të njëjtë: të mbledhin sa më shumë informacion për përdoruesit.

Globalizimi i përgjimeve përmes shteteve dhe kompanive shpjegon edhe reagimet e dobëta në Europë dhe SHBA pas dëshmive të Snowden.Të gjithë shtetet dhe shumë kompani janë të përfshira aktivisht ose pasivisht. Prandaj qeveritë në të dyja anët e Atalantikut nuk duan të flasin shumë për çështjen.
Qytetarët në Gjermani dhe kudo tjetër nuk duhet të jenë të kënaqur me një gjë të tillë. Kush do në të vërtetë të ndryshojë situatën në lidhje me përgjimet, duhet të mendohet mirë për zgjedhjen e mënyrës së komunikimit. Dhe nga ana tjetër duhet të jetë për një kontroll të vërtetë ndaj shërbimeve të inteligjencës. Një mundësi e mirë për të bërë një gjë të tillë në Gjermani janë zgjedhjet e përgjithshme të 22 gushtit./dw/