Ruçi: Gjyqet politike po cënojnë sistemin e drejtësisë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci deklaroi se gjyqet politike ndaj deputetëve socialistë të akuzuar nga familjarë të Kryeministrit dhe deputetë të mazhorancës, ndaj deputetëve të opozitës janë një çështje që jo vetëm cënojnë shtetin ligjor dhe demokracinë, por po cënojnë edhe vetë sistemin e drejtësisë.
Ruci është ndaluar në gjyqin më të fundit ndaj nënkryetarit të grupit, Samir Tahiri për të cilin ka thënë se ai është një proces jo vetëm i njëanshëm, por edhe i paracaktuar, për të dënuar me cdo kusht Tahirin.
“Nesër është seanca e parafundit e gjyqit ndaj nënkryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Saimir Tahiri i akuzuar nga familjarë të kryeministrit. Një proces gjyqësor tërësisht i njëanshëm, tërësisht i deformuar që në themel, dhe i paracaktuar në vendimin e tij për të dënuar me çdo kusht nënkryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri. Në proces gjyqësor janë dhe shumë deputetë të tjerë dhe e gjithë Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste”, tha Ruci, sipas të cilit deputetët e PS-së janë nëpër procese vetëm se kanë patur guximin të denoncojnë të vërtetat e hidhura të kësaj qeverie, të këtij kryeministrit, të familjarëve të tij, të ministrave të tij dhe deputetëve të pushtetit.