Rruga e Kombit me pagesë së shpejti

Rruga e Kombit me pagesë së shpejti

Rruga e Kombit me pagesë së shpejtiTarifat e pagesës për qarkullimin në autostradën Milot-Kukës-Morinë nuk janë përcaktuar ende. Kështu ka deklaruar ministri i Transporteve i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

Tarifa e përfolur deri prej 5 euro nuk mund të jetë shuma që do të paguajë çdo drejtues automjeti që qarkullon në rrugën Milot-Kukës-Morin e anasjelltas.

Autostrada do të jetë e para rrugë në Shqipëri që do të jepet me koncesion, shkruan sot “Koha Ditore”.Rruga e Kombit do të jepet me koncesion brenda pranverës, ose më saktë në fillim të verës që përkon me fillimin e sezonit turistik në Shqipëri.

Kjo përkthehet ndryshe si fillimi i pagesës për automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë, pesë vjet pas përfundimit saj.