Rritja ekonomike në Shqipëri 1.8%

Rritja ekonomike në Shqipëri 1.8%

Rritja ekonomike në Shqipëri 1.8%Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim deklaroi se ekonomia shqiptare u rrit me 1.8 për qind në vitin 2012, duke korrigjuar pozitivisht vlerësimin e mëparshëm.

Në tetor BERZH kishte deklaruar se rritja ekonomike për vitin 2012 do të ishte rreth 0.6 për qind, por ecuria e mirë e prodhimit në tremujorin e tretë ka ndryshuar edhe vlerësimin përfundimtar.

“Ekonomia shqiptare u ngadalësua dukshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, por rritja u përshpejtua në tremujorin e tretë si rezultat i gjallërimit në sektorin e manifakturës dhe industrive nxjerrëse”, vlerëson BERZH në raport.

Megjithatë ky institucion paralajmëron se lidhjet e ngushta të Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë do të vazhdojnë të shërbejnë si një faktor frenues mbi rritjen ekonomike edhe gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa borxhi i lartë publik nuk lejon hapësira për stimul fiskal. Ekonomia shqiptare ka vijuar të mbajë një normë më të lartë rritje se ekonomitë e tjera të rajonit duke u renditur e dyta pas Kosovës, ku prodhimi kombëtar u rrit me 2.5 për qind.