|

Rritet prodhimi industrial në Turqi

Instituti i Statistikave të Turqisë, (TUIK), publikoi përfundimet e indeksit të prodhimit industrial për muajin mars. Sipas të dhënave në muajin mars indeksi i prodhimit industrial është rritur me 2.4 për qind në krahasuar me marsin e vitit 2011.

Indeksi në sektorin e minierave dhe guroreve shënoi një rritje me 4.3 për qind, kurse indeksi në sektorin e industrisë së prodhimit u rrit me 1.6 për qind.

Kurse norma e rritjes së indeksit të sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u realizua në nivelin 7.9 për qind.

Komentoni