Rriten besimi i konsumatorëve amerikanë dhe investimet e bizneseve

Rriten besimi i konsumatorëve amerikanë dhe investimet e bizneseve

Konsumatorët amerikanë kanë filluar të kenë më shumë besim në tregun e punës. Kompanitë kanë filluar të porosisin më shumë pajisje dhe çmimet e shtëpive kanë filluar të rriten në shumicën e qyteteve të mëdha.

Të dhënat më të fundit të qeverisë amerikane tregojnë se ekonomia është duke u përmirësuar. I vetmi kërcënim është paketa e uljeve të shpenzimeve shtetërore dhe rritja e taksave që do të hyjë në fuqi në fillim të vitin tjetër nëse Kongresi nuk arrin një marrëveshje për buxhetin.

Rritja e çmimeve të shtëpisë dhe ulja e çmimeve të naftës kanë bëri që besimi i konsumatorëve të jetë në nëntor më i lartë që ka qenë këto pesë vitet e fundit. Gjithashtu, shpenzimet e vazhdueshme të konsumatorëve  kanë inkurajuar bizneset të investojnë gjatë muajit tetor. Ky trend mund të nxisë rritjen ekonomike gjatë 3-mujorin e fundit.