Rreziqet e fshehura nga deodorantët

Rreziqet e fshehura nga deodorantët

Rreziqet e fshehura nga deodorantëtSipas një ankete të bërë në Britani, rreth 50 për qind e fëmijëve fillojnë të përdorin deodorant spërkatës nga mosha 11-vjeçare. Gjithashtu është zbuluar se shumica prej tyre përdorin sasi të mëdha të tij.

Për shumicën e djemve, markë e preferuar është ajo që udhëheq në treg me emrin ‘Lynx’. Falë fushatave këmbëngulëse të marketingut, deodoranti është produkti më i shitur për meshkuj, ndërsa shitet në 60 shtete dhe vetëm në Britani ka rreth 8 milionë përdorues. Caku kryesor për deodorantët spërkatës mendohet të jenë 13 deri në 18-vjeçarët, ndërsa blerësit kryesorë janë nënat.

Por, disa ekspertë janë të brengosur që tinejxherët janë duke e përdorur tepër deodorantin, duke tërhequr vërejtjen se thithja e substancave kimike nga deodorantët mund të shkaktojë reagime alergjike të lëkurës, astmë dhe vështirësi me frymëmarrje. Në raste të rralla ata madje mund të nxisin probleme fatale për zemrën.

Morin Xhenkins, drejtoreshë e shërbimeve klinike në ‘Allergy UK’, thotë: “Rreth një prej tre të rriturve në Britani ka ndonjë lloj të një sëmundjeje alergjike, astmë, rinit, ose ekzemë, ndërsa simptomat e tyre përkeqësohen lehtë nga produktet me parfume dhe substancave kimike të aerosolit”