Rozana hap dyqan me fustane nusërie

Rozana hap dyqan me fustane nusërie

Rozana hap dyqan me fustane nusërieKëngëtarja Rozana Radi veç muzikës duket se do i përkushtohet edhe biznesit. Kështu të paktën ka bërë publike ajo në Facebook, ku ka ndarë këtësipërmarrje të re me gjithë miqtë e saj.

“Pa më thoni pak sa vajza do martohen këtë vit nga miqtë e mi në Facebook? Për pak ditë hapet dyqani.♥”. Kështu ka shkruar ajo, ndërsa fansat i janë përgjigjur me shumë pyetje këtij ngacmimi për një nga ditët më të rëndësishme në jetën e të dashuruarve. Urojmë që ashtu si në muzikë edhe kjo sipërmarrje e re për Rozin të shkojë sa më mbarë.

Shumë artistë të tjerë që kanë provuar të hapin biznese private në fusha të ndryshme kanë rezultuar të suksesshëm, e në këtë linjë siç duket po shkon edhe Rozana Radi.Gazeta Mapo