|

Rovena promovon këngën ”Rroftë shqipja dhe vatani”

Këngëtarja Rovena Stefa sonte do të promovojë këngën e saj më të re ”Rroftë shqipja dhe vatani”, e cila është një këngë patriotike që i kushtohet të gjithë shqiptarëve kudo që janë.Kësaj kënge Rovena së shpejti do të ia bëjë edhe video-klipin, në të cilin do të përfshihen shumë njerëz.Rovena tha për Kosovapress se kënga ”Rroftë shqipja dhe vatani” është një këngë patriotike që i kushtohet të gjithë shqiptareve kudo që jetojnë.

Ajo paralajmërojë se së shpejti me ekipin e “Top Channel” do ta realizojë videoklipin, i cili do të jetë masiv, me shumë njerëz dhe shumë pamje nga e kaluara e shqiptarëve.

“Është një këngë me nota të Shqipërisë së jugut, një këngë që e kam shumë për zemër”, tha Rovena.

Muzikën e këngës “Rroftë shqipja dhe vatani” e ka kompozuar Rovena, orkestruar nga Adrian Hila dhe tekstin e ka shkruar Arben Duka./L.Gashi/

Lajme të ngjajshme:

  1. Eranda, Rezi e Rovena, si vajzat e “Sex and the city”

Etiketa: ,

Komentoni