Rossi: Garat po bëhen të mërzitshme

Rossi: Garat po bëhen të mërzitshme

Rossi: Garat po bëhen të mërzitshmeYamaha përgatit një tjetër sezon si protagoniste në Moto GP dhe sinjalin më të qartë për dëshirën e dominimit në këtë sport, skuadra japoneze e dha me rikthimin e Valentino Rossit në bokset e saj.

Ish 9 herë kampioni i botës është e shkuara dhe e ardhmja e kësaj skuadre. Pas dy sezoneve te Ducati, “doktori” rikthehet me të njejtën dëshirë, për t’u ringjitur në fronin e botës edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar.

“Për mua, motori është më pak tërheqës se 5 apo 6 vite më parë. Garat po bëhen më të mërzitshme. E kuptoj dëshirën për të investuar shumë në sektorin elektronik por duhet gjithashtu që të injektojmë më shumë entuziazëm. Unë mendoj se elektronika kontribuon 30 % në sigurinë e pilotëve por ndikon shumë në pilotim. Sot, nëse dy motorë kanë të njëjtin potencial, pilotët kanë shumë pak mundësi të bëjnë diferencën sepse elektronika nuk e lejon gomën e pasme të rreshkasë”.

Me pak fjalë, Rossi është një favor të një centraline të njëjtë për të gjithë, e propozuar nga Dorna dhe e detyrueshme për t’u aplikuar duke filluar që nga sezoni 2014.

“Me këtë ndryshim, aftësia e pilotit do të vihej në dukje. Sigurisht që motorët janë më të fuqishëm dhe kjo luan një rol të madh por duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur mes sigurisë dhe spektaklit”.

Në fund të intervistës, piloti italian foli edhe për gomat Bridgestone.

“Gjenerata e fundit e gomave mund të cilësohet perfekte. Nëse gjithçka shkon mirë, mund të garohet me të njëjtin ritëm që nga fillimi deri në fund. Kjo mund të rezultojë e dëmshme për spektaklin por kompanisë nuk mund t’i kërkojmë të na japë një produkt më të keq”.