Rosela Gjylbegu: Vit dramatik, më mori babanë

Rosela Gjylbegu: Vit dramatik, më mori babanë

Rosela Gjylbegu: Vit dramatik, më mori babanëRosela, si ka qenë ky vit, momentet e bukura e të vështira?

I trishtueshëm ishte ky vit, humba babain… Jeta vazhdon dhe po përpiqem të jetoj duke punuar fort, por nuk është e lehtë e për rrjedhojë gjërat komplikohen. Nga ana profesionale ka qenë vit intensiv dhe i mbarë, por për shkak të asaj që thashë pak me lart jam tërhequr nga shumë gjëra.

Çfarë ndjesie ju përcjell atmosfera e festave, si festojnë te Gjylbegët?

Në këtë periudhë të vitit unë ndjehem gjithmonë fëmijë dhe gëzohem kur shoh që njerëzit janë më të qeshur, e më të mirë. Do doja të ishte kështu gjatë gjithë vitit sepse kemi nevojë për energji pozitive dhe buzëqeshje. Kur jetoja në Shkodër dhe isha më e vogël, në këtë periudhe të vitit gjithmonë ishte bore dhe ne duke qenë një familje e madhe me shumë fëmijë e kushërinj dilnim në oborr për të bërë plakun e dëborës dhe luanim. Ishte diçka e bukur që më mungon sot shumë. Më pas mblidheshim gjithë së bashku për të festuar ndërrimin e viteve, të ndanim dhuratat, të dilnim për të bërë vizita nëpër kushërinj karakteristike e traditës shqiptare që sot nuk është më zakon. Këtë vit festoj me familjen, kam vendosur të jem pranë njerëzve të dashur dhe pas shumë vitesh jo në punë.

Cili është mesazhi juaj për vitin që vjen?

Shpresoj të jetë vit sa më i mbarë e sa më i qetë për gjithë ne, ku mbi të gjitha të mbizotërojë e mira dhe lumturia në shtëpitë e familjet tona, që njerëzit ta duan më shumë njëri-tjetrin e të përpiqen të gjejnë gjuhën për të mos arritur në akte ekstreme.