Ronaldo rikthehet në formë, shënon tre gola dhe i jep fitoren Realit

Ronaldo rikthehet në formë, shënon tre gola dhe i jep fitoren Realit

Ronaldo rikthehet në formë, shënon tre gola dhe i jep fitoren RealitEdhe pse nuk arriti të fitojë duelin me argjentinasin Mesi për sa i përket fitimit të “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo ka vërtetuar se kur është në formën më të mirë, ai është i pandalshëm.

Rikthimi te paraqitjet e tij të zakonshme spektakolare të sezonit të kaluar, janë edhe arma plus e Real Madrid në pjesën e dytë të sezonit.

Ylli portugez ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes ndaj Selta Vigos në Kupën e Mbretit, pasi me golat e tij ka kualifikuar Real Madrid në fazën tjetër të Kupës së Mbretit. Madrilenët pasi ishin mundur 2-1 në takimin e parë në fushën kundërshtare arritën të kalonin në turin tjetër me fitoren bindëse në Bernabeu ku mundën Selta Vigon me rezultatin e pastër 4-0.

Që në minutat e para u vu re një superioritet i skuadrës së Real, ndërsa portugezi kërkonte të tregonte se e meritonte po aq shumë “Topin e Artë” sa Lionel Mesi duke shfaqur pothuajse gjithçka nga repertori i tij, me veprime klasi të cilat sollën dy gola të njëpasnjëshëm, i pari me një predhë nga distanca që në minutën e 2-të, ndërsa i dyti në minutën e 24-t pas një pasimi të saktë nga Modriç.

Në pjesën e dytë, takimi u bë më nervoz dhe Selta Vigo u ngjall, duke rrezikuar dy herë radhazi portën e Kasijas, i kthyer si titullar. Për më tepër, Serxho Ramos komplikoi situatën duke u ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve. Edhe pse me dhjetë lojtarë, vendasit nuk e ndjejnë veten inferior pasi Ronaldo merr përsipër situatën duke shënuar golin e tretë personal, që është edhe goli vendimtarë për kualifikimin e madrilenve në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Të besuarit e Mourinhos nuk mjaftohen me kaq pasi arrijnë të shënojnë edhe një tjetër gol në minutat e fundit të takimit me anë të Khedira i cili vulos edhe rezultatin e kësaj ndeshje në 4-0.

Pas kësaj fitore Madrilenet do të përballen me Valencian në gjysëmfinale. Në ndeshjet e tjera të Kupës së Mbretit janë shënuar këto rezultate:

Të Martën
Malaga – Eibar 4-1
Valencia – Osasuna 2-1
Dje
Sevilla – Mallorca 1-2
Real Madrid – Celta Vigo 4-0
Zaragoza – Levante 2-0
Ndërsa sot luhen edhe tre takime të tjera
Getafe – Atletiko Madrid
Barcelona – Cordoba
Real Betis – Las Palmas