Cristiano Ronaldo

Ronaldo mbret i Europës

Cristiano RonaldoNë një sondazh të gazetës spanjolle “Marca” për lojtarin më të mirë të vitit futbollistik 2012/2013 bazuar në listën prej 10 emrash, të publikuar nga Uefa për cmimin e “Fanellës së Artë”, ishte portugezi ai që triumfoi duke fituar dukshëm ndaj rivalit të tij të përjetshëm Lionel Mesi.

Sipas lexuesve të të përditshmes spanjolle, gazeta me tirazhin më të lartë në vendin iberik, Ronaldo është futbollisti më i mirë në kontinent për sezonin që sapo u mbyll.

Ylli i Realit të Madridit mori në total 12.544 vota ose e përkthyer ndryshe 54 përqind, duke lënë pas Lionel Messin. Argjentinasi ishte lojtari i preferuar për 23 përqind të votuesve më ekzaktësisht për 5235 prej tyre.

I treti ndërkohë u rendit Robert Leëandoëski me 10 përqind, ndërsa më pas u pozicionuan sipas kësaj radhe, Arjen Roben, Franck Ribery, Gareth Bale, Zlatan Ibrahimovic, Thomas Mullet, Bastian Schëeinsteiger dhe Robie Van Persie.