Ronaldo ia theu dorën vogëlushit, ia fal fanellën

Ronaldo ia theu dorën vogëlushit, ia fal fanellën

Ronaldo ia theu dorën vogëlushit, ia fal fanellën Cristiano Ronaldo ishte i pafat. Gjatë ndeshjes miqësore kundër ekipit Bournemouth, që u zhvillua disa ditë më parë, ylli portugez ia ka thyer dorën pa dashje një fëmije, i cili gjendej në tribuna.

Tale Charlie Silverwood, 11 vjeç, e kishte taksiratin, por edhe fatin, të gjendej prapa portës kur CR7 e bëri ekzekutimin e një faulli.

Në video, edhe pse nuk shihet shumë qartë përballja e topit me djaloshin, duket se atij i përfundoi topi në dorë, të cilën ia theu. Ronaldo ka kërkuar falje për këtë dhe ia ka dhënë atij një fanellë me nënshkrim të tij.