Ronaldinho merr ofertë nga Angola

Ronaldinho merr ofertë nga Angola

Ronaldinho merr ofertë nga AngolaSkuadra nga Angola, Kabuscorp, i ka bërë një ofertë sulmuesit brazilian, RonaldinhoE pabesueshme, por e vërtet. Skuadra nga Angola, Kabuscorp po synon ta transferoj yllin brazilian, Ronaldinho. Këtë e ka konfirmuar presidenti i kësaj skuadre Bento Kangamba.

“Ne jemi duke u munduar ta transferojmë Ronaldinhon. Ne i kemi ofruar një kontratë njëvjeçare dhe duam që ta fitojmë Ligën e Kampionëve të Afrikës”, ka deklaruar Kangamba.

Ronaldinho gjatë verës u transferua te skuadra meksikane, Querétaro. Por, ish sulmuesi i Flamengo, Fluminenses, Gremios, PSG-së, Barcelonës dhe Milanit ka gjasa ta shkëpus kontratën me këtë ekip.