Rompuy sot në Prishtinë, Bildt nesër

Rompuy sot në Prishtinë, Bildt nesër

Rompuy sot në Prishtinë, Bildt nesërPresidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy sot mbërrin për vizitë në Prishtinë, I cili do të takohet me presindenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi, dhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Vizita e presidentit të Këshillit të Evropës vjen menjëhërë pas mbledhjes së fundit të tij, të mbajtur më 28 qershor, ku në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit me Kosovën, si dhe vendimi për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian.

Rompuy sot do të vizitojë edhe Beogradin.

Ai pritet që në Beograd e në Prishtinë të sjellë mesazhin për detyrat e shtëpisë që presin këto dy vende para se të aderojnë në familjen e Bashkimit Europian.

Këshilli i BE-së është institucioni i tretë me radhë nga shtatë institucionet e BE-së, sipas listimit të bërë me Traktatin e BE-së.

Këshilli i Evropës me seli në Strasburg është një organizatë ndërkombëtare që promovon të drejtat e njeriut, zhvillimin demokratik, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin kulturor, dhe është i ndarë plotësisht nga Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt do të vijë të martën për vizitë në Kosovë. Një ditë para se të vijë në Prishtinë, ai do të qëndrojë në Beograd. Vizita e tij në Serbi dhe Kosovë, ka për qëllim mbështetjen e shtetit suedez për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Rompuy nesër në Beograd e Prishtinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, do të qëndrojë të hënën në Kosovë, ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit.

Kjo vizitë ndodh në kohën kur, sipas Rompuyt, Bashkimi Evropian është duke bërë hapa historikë në raportet me vendet e Ballkanit.

Ai sonte do të marrë pjesë në manifestimin e Kroacisë, me rastin e hyrjes në Bashkimin Evropian.

Nga mesnata, Kroacia do të bëhet vendi i 28-të i BE-së.

Nga Zagrebi, Herman van Rompuy do të niset për në Beograd, ku do të takojë zyrtarët e atjeshëm.

Ai pritet të inkurajojë Serbinë për të lëvizur drejt integrimeve evropiane, duke rikujtuar se rruga drejt Evropës ec përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Nga Beogradi, Rompuy do të udhëtojë drejt Prishtinës. /koha/