Romanca në punë?

Romanca në punë?

Romanca në punë? Romancë në punë? Pse jo. Hulumtimi i fundit i revistës “Female First” ka treguar se 27 përqind e punonjësve konsiderojnë se lidhjet në punë nuk krijojnë probleme. Sipas sondazhit, 38 përqind e evropianëve kanë pasur të paktën një lidhje dashurie me kolegun/en e zyrës.

Por cilat janë disa nga rregullat e pashkruara, që duhet të zbatohen për të mos rënë në sy te kolegët e tjerë, por dhe për të mbajtur një distancë imagjinare me kolegun-partner?

Së pari, është bërë klasik slogani “Mos u dashuro me shefin”.

Edhe pse diçka të vërtetë ka në këtë mes, është e natyrshme të tërhiqesh nga dikush që admironi, sikurse gati e pamundur të fshehësh marrëdhënien me shefin. Nëse punoni në zyrë të madhe, thashethemet do dalin me vështirësi, ndërsa e kundërta do të ndodhë nëse punoni në zyrë të vogël.

Shumë e rëndësishme është t’i besosh dikujt, por kujdes! Nëse ke një marrëdhënie diskrete brenda zyrës dhe do të hapesh me dikë, zgjidhe mirë atë… Fjalët dalin shpejt.

Të lidhesh me një burrë të martuar nuk është kurrë gjë e mençur. Vështirësitë bëhen më të dukshme, kur marrëdhënia ndahet me zyrën përballë. Nëse je në kërkim të një partneri seksual, ka me të vërtetë pak mundësi, që marrëdhënia të shkojë drejt një fundi të lumtur.

Zgjateni sa më shumë kohën e joshjes. Më i pëlqyer sesa përfundimi në akt, është loja e joshjes. Në këtë mënyrë, me kalimin e kohës kupton a është thjesht një fiksim, apo diçka më tepër.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja: Trego kujdes pasi i ke dhënë fund marrëdhënies!

Është e pamundur që të parashikosh sesi do të reagojë personi “i lënë”, sepse t’i japësh fund një historie në zyrë do të thotë të dyfishosh problemet me të cilat mund të ndeshesh, pa marrë parasysh “hakmarrjen”.

Pra përpara se të hidhni sytë te zyra përballë, mendohuni mirë dy herë…