Alberto-Moreno.-780x439

Roma futet në garë për Morenon

Skuadra italiane Roma është duke bërë revulucion me largime të mëdha gjatë këtij afati kalimtar të verës.

‘Giallorosët’ kanë larguar lojtarë të rëndësishëm si Mohamed Salah e Leandro Paredes.

Lojtari tjetër që pritet të largohet është mbrojtësi portugez Mario Rui që do t’i bashkohet Napolit.

Por Roma ka gjetur zëvendësimin e tij pasi janë pranë transferimit të Alberto Morenos.

Moreno nuk pati një vit të mirë te Liverpoool dhe ka kërkuar largimin nga Anfield.

Mediat italiane raportojnë se Roma ka gati 10 milionë për transferimin e spanjollit në kryeqytetin italian.