Rolls-Royce në Shanghai me 21 prill

Rolls-Royce në Shanghai me 21 prill

Rolls-Royce në Shanghai me 21 prillRolls-Royce në javët e ardhshme pritet të lancojë një model të ri mahnitës. Makinë e re luksoze do të bëjë debutimin e saj në sallonin e Shanghait në 21 prill.

Lajmi vjen disa ditë pasi kjo kompani njoftoi për një rritje të makinave të shitura gjatë vitit 2012, me 3,575 makina të shitura. Duket se tashmë kompania dëshiron të zgjerojë tregun e saj edhe në Kinë.

Mueller Oetvoes shprehet se zgjerimi i kompanisë do të përqëndrohet më shumë në rajonet perëndimore të Kinës.

“Unë mendoj se potenciali në Kinë është ende i pa eksploruar dhe unë nuk do të isha i befasuar nëse këtë vit Kina do të kthehej në vendin e parë për shitjet”, u shpreh Oetvoes. Nëse thashethemet janë të vërteta, prodhuesi britanik gjat; vitit 2014 pritet të prezantojë Rolls-Royce Corniche Coupe