Rodrigo Palacio pranë rinovimit

Rodrigo Palacio pranë rinovimit

Rodrigo Palacio pranë rinovimitNuk ka akoma asgjë zyrtare por mesa duket bisedimet midis presidentit zikaltër Eric Thohir dhe agjentëve të Palacios janë në rrugën e duhur dhe pritet që në ditët e para të Marsit, 32-vjecari të nënshkruajë marreveshjen e tij të re me Interin. 

Marreveshje kjo që do ta lidhë Palacion me 18-herë kampionët e Serisë A deri në qershorin e vitit 2016, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Nga kontrata e re ish sulmuesi I Genoas dhe Boca Juniors do të përfitojë rreth 3 milionë Euro në vit, një pagë nga më të lartat kjo duke parë tavanin e ri të tyre të vendsour nga Thohir, në të cilin nuk do të ketë paga më ta larta se 3,5 milionë euro.

Palacio gjatë këtij sezoni ka shfaqur një formë shumë të mirë me Interin, madje në shumicën e ndeshjeve ai ka mbajtur I vetëm peshën e sulmit të skuadrës së drejtuar nga trajneri Walter Mazzarri. Rodrigo Palacio këtë sezon ka shënuar 11 gola me fanellën zikaltër.