Rodgers rrezikon shkarkimin

Rodgers rrezikon shkarkimin

Rodgers rrezikon shkarkiminNë Angli nuk kanë dyshime se është Chelsea skuadra që do të fitojë titullin këtë sezon. Bastëvënbësit nuk e kuotojnë më fituesin e mundshëm, por pikët e diferencës mes Chelseat dhe vendit të dytë.

Fytyra tjetër e Premier League është Liverpooli që vazhdon të hasë probleme të mëdha, me një trajner që brenda pak muajsh u transformua nga hero në një njeri që rrezikon vendin e punës.

Brendan Rodgers e pranon: Jam favoriti kryesor për trajnerin e radhës që mund të shkarkohet. Një situatë aspak komode për ekipin nga qyteti port sepse Liverpooli u ndërtua për të luftuar me më të mirët e Anglisë, por pozitat në klasifikim nuk janë komode, madje në UEFA Champions League, “The Reds” rrezikojnë të mos kalojnë as fazën e grupeve.

Me largimin e Luis Suarez skuadra humbi busullën dhe blerjet e verës po rezultojnë të dështuara. Një moment reflektimi për drejtuesit e skuadrës së kuqe që nuk arrin të gjejë identitetin e një sezoni më parë ku luftoi deri në fund me Manchester City-n për titullin kampion.

Brendan Rodgers i ka orët e numëruara, Liverpooli nuk mund ta presë deri në fund të sezonit sepse drejtuesit kanë investuar rreth 120 milionë Euro, një shumë e madhe për parametrat e një skuadre të tillë.