Robinho: Dua të qëndroj

Robinho: Dua të qëndroj

Robinho: Dua të qëndrojSulmuesi i Milanit, Robinho, e ka bërë të qartë se ai nuk dëshiron të largohet nga klubi, përkundër spekulimeve që e lidhin atë me një rikthim në Brazil gjatë janarit.

“Jam i lumtur që jam këtu për ditëlindjen time të 29-të dhe jam tepër i kënaqur me klubin, shpresoj t’i pres edhe pesë-gjashtë ditëlindje tjera në këtë klub”.

“Dhurata më e mirë do të ishin tri pikë ndaj Atalantas. Shpresoj që të luaj mirë. Fitorja do të ishte e bukur. Kam tani më shumë përvojë se sa kur kam qenë i ri, por mentalitetin e kam të njëjtë”, ka thënë Robinho, i cili festoi ditëlindjen e 29-të.