Robin van Persie i ngazëllyer me numrin e golave

Robin van Persie i ngazëllyer me numrin e golave

Robin van Persie i ngazëllyer me numrin e golaveSulmuesi i Manchester United, Robin van Persie, thotë se është i kënaqur që ka shënuar aq shumë gola këtë sezon, edhe pse qëllimi i tij nuk është gjithmonë të shënojë.

Holandezi u votua nga tifozët si lojtari i muajit dhjetor te United, pasi shënoi pesë gola në gjashtë ndeshje të ligës, duke çuar në 20 numrin e golave të tij në të gjitha garat këtë sezon.

“Gjithmonë është bukur të njihesh nga tifozët. Unë jam adaptuar shpejt dhe vërtet kënaqem duke luajtur në këtë ekip. Do të më pëlqente të falënderoj tifozët për të gjithë mbështetjen e tyre”.

“Nuk është vetëm të shënosh gola, por kjo sigurisht është e mirëseardhur. Është mrekulli që aq shumë lojtarë po shënojnë gola deri tash këtë sezon”.

“Dhjetori gjithmonë është muaj i vështirë dhe mendoj se ne e kemi kaluar këtë periudhë siç kemi dashur dhe shpresoj se tash mund ta shtyjmë edhe pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë holandezi për Manutd.com.