Roberto Soldado mungon ndaj Real Madridit

Roberto Soldado mungon ndaj Real Madridit

Roberto-SoldadoSulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, do të mungojë në ndeshjen e tretë radhazi brenda javës ndaj Real Madridit, kësaj radhe në kuadër të ndeshjes kthyese të Copa del Rey.

Sulmuesi spanjoll u lëndua në humbjen prej 5-0 ndaj Real Madridit të dielën, ndërsa pritet
që ai të mos luajë në ndeshjen tjetër ndaj Los Blancos.

Reali ka avantazh prej 2-0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Bernabeu dhe Valencias i duhet një fitore prej 2-0 për të siguruar vazhdimet dhe për të pasur pak gjasa për kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.