Arjen-Robben

Robben: Harmonia nuk është gjithmonë e mirë

Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, ka thënë se harmonia e tepruar ndonjëherë mund të ketë ndikim negativ në skuadër.

Gjigantët bavarezë e kanë filluar sezonin me rekord 100 për qind, duke regjistruar pesë fitore në Bundesliga në javët e para të sezonit, si dhe një fitore në Ligën e Kampionëve kundër Valencias.

Dhe pavarësisht se kanë nxjerrë pikë maksimale deri tash, Robben ka paralajmëruar bashkëlojtarët të mos e teprojnë me ndjenjën e mirë në dhomën e veshjeve dhe të mos i mbajnë pa shfaqur ndjenjat e tyre.

“Ndonjëherë është e rëndësishme që të ketë përplasje në mes të bashkëlojtarëve. Ne kemi nevojë njëri-tjetri të tregojë të vërtetën, dhe kjo nuk është gjithmonë gjë pozitive”, ka thënë Robben për Sport 1.d