d

Robben befason të gjithë

Arjen Robben ka paralajmëruar se mund të pensionohet nga futbolli në vitin 2018

Ylli holandez, Arjen Robben ka kontratë me Bayern Munichun deri në verën e viti 2018. Ish ylli i Chelseas dhe Real Madridit nuk është i sigurt nëse do të luajë pas viti 2018.

“E vërteta është se po i afrohem fundit të karrierës. Po mendoj gjithnjë e më shumë se çka do të bëj pas përfundimit të karrierës. Jam shumë i relaksuar dhe nuk jam aspak i shqetësuar për atë që do të ndodhë më 2018”, ka deklaruar Robben për Kicker.

“Me siguri do të kthehem në Holandë sapo ta përfundoj karrierën, në Groeningen. Atje kam ende lidhje të forta me klubin e fëmijërisë sime dhe mendoj se mund të bëj diçka, por së pari dua t’i kaloj gjashtë muaj jashtë fushave pa bërë asgjë”, ka theksuar ai./Express/