|

Ritualet e nusërisë në pullë postare

Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin më të ri të pullave postare, titulluar “Ritualet e nusërisë”.

Përmes pullës postare dhe Zarfit të Ditës së Parë prezantohet një segment nga tradita e begatshme e Republikës së Kosovës.

Pulla postare prezanton largimin e vajzës nga kulla e prindërve gjatë ceremonisë së martesës.

Pozita e kërrusur e nuses nënkupton nënshtrimin ndaj zakoneve dhe adeteve të familjes së re, respektivisht familjes së burrit.

Shamia e kuqe, me të cilën mbulohej fytyra simbolizon përpjekjen e mbrojtjes së nuses nga “Syri i keq” për shkak të bukurisë së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e shamisë, identifikon, në radhë të parë, dëshirën që nusja të jetë me shëndet të mirë.

Ky emision përbëhet prej një pulle postare me vlerë nominale 1 euro si dhe Zarfit të Ditës së Parë, ndërkohë që do të jetë në dispozicion për koleksionuesit dhe konsumatorët që nga sot, 18 qershori 2012.

Etiketa:

Komentoni