Rita Ora zhvishet për ‘GQ’

Rita Ora zhvishet për ‘GQ’

Rita Ora zhvishet për ‘GQ’Njihet për veshjet provokuese në skenë dhe në videoklipet e këngëve të saj dhe ishte për tu pritur që një ditë Rita Ora do të pozonte “topless”. Këtë gjë e ka bërë për revistën ‘GQ’.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ka përdorur vetëm duart për tu mbuluar. Në intervistë, 22-vjeçarja deklaroi se po bie në dashuri me partnerin e saj aktual, DJ-n Calvin Harris. “Është akoma herët. Nuk jam e dashuruar, por me siguri që po bie në dashuri”, tha Rita Ora.

Rita Ora ka folur gjithashtu për rikthimin e saj në Prishtinë për xhirimin e videoklipit të këngës ‘Shine Ya Light’. “Ishte një eksperiencë surreale. Të gjithë njerëzit kishin dalë për të më parë. Kur dola nga avioni nuk shihja tokën, vetëm koka njerëzish. Ishte e pabesueshme”, theksoi këngëtarja nga Kosova.

22-vjeçarja shtoi: “Ishte më shumë sesa një videoklip. Ishte një moment në historinë e Kosovës. Njerëzit panë vendin tim të origjinës dhe e ndjeja për detyrë të bëja një videoklip në vendlindjen time.”