Rita Ora shkëlqen në skenën e Oscarit

Rita Ora shkëlqen në skenën e Oscarit

Rita Ora shkëlqen në skenën e Oscarit Pas parakalimit në tepihun e kuq dhe komenteve pozitive që ka marrë, këngëtarja shqiptare Rita Ora ka performuar në skenën e madhe të Oscar.Ajo ka kënduar kolonën zanore të Beyond the Lights.

Rita Ora ka arritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në një fustan të mrekullueshëm nga Marchesa.

Shqiptarja Rita Ora e ka lënë pa fjalë prezantuesin e famshëm të CNN, Don Lemon.

Në një intervistë në tepihun e kuq, Lemon i ka thënë se nuk e ka njohur kur e ka parë nga mbrapa, por ka thënë se kushdo që është duhet të jetë femra më e bukur në botë.

Rita performon në Oscar: 1 miliard njerëz do ta shikojnë sonte

Rita Ora është gati ta hapë një kapitull të ri sensacional të jetës së saj.

Këngëtarja 24 vjeçare me origjinë nga Kosova do të këndojë sonte në Ceremoninë e Çmimeve Oscar, në Los Angeles, ndërsa do të shikohet nga më shumë se një miliard njerëz.

Duke e ndjekur në rolin e saj në Fifty Shades of Grey, gjiganti i Hollywood’it, Harvey Weinstein, e ka konsideruar atë si “zbulimin më të madh të vitit”.

Dhe, bazuar në raportimet e së premtes, Rita Ora është këngëtarja që vitin e kaluar ka fituar më së shumti në botë. Ajo ka grumbulluar 30 milionë funte dhe mund të shkojë deri në 100 milionë.

E mundësia për ta kënduar hitin “Grateful” në Dolby Theater, në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Oscar, ajo ka thënë se është diçka që “ia kompleton jetën”.

“Ajo është aq e lumtur që do të performojë në Oscars, është gjëja më e mirë që i ndodh”, ka deklaruar një shoqe e Rita Orës, shkruan The Mirror.

“Natyrisht, paratë janë të rëndësishme. Por, atë që do Rita është – këndimi. Dhe, mundësia që këtë ta bëjë përpara aq shumë njerëzve, në ngjarjen më të madhe të showbusiness’it në botë, është aq nder i madh për të”.