rita

Rita Ora: Rob Kardashian gati më shkatërroi


ritaShumica e shpërfillën Rob Kardashian, kur nëpërmjet Twitter-it akuzoi ish-të dashurën Rita Ora, për gjoja mashtrim me 20 meshkuj. 

Megjithatë, Rita ka zbuluar tani se përkundër faktit që ajo qëndroi e heshtur dhe nuk iu përgjigj akuzave të Rob, ajo ishte e bindur që e gjithë kjo dramë do të shkatërrojë karrierën e saj. 

Duke folur për revistën “Look”, Rita shpjegoi: “Unë nuk mendoj për këtë. Unë nuk u jap zë gjërave që nuk meritojnë vëmendje, por ajo ishte diçka kaq e panevojshme Pse nevojite1 të përmbyteshin mendjet e njerëzve me fëlliqesira të panevojshme? ”

Ajo shtoi: “Në botën time, gjëra të tilla thjesht nuk janë të rëndësishme. Unë mendoj se Twitter është gjëja më e mirë dhe më e keqe që u ka ndodhur figurave publike Është gjeniale, por edhe mund të rrënojë jetën.Unë mendova se pothuajse kisha një moment ‘’shkatërrimi”, por jo. “