Rita Ora nuk di të aktroj

Rita Ora nuk di të aktroj

Rita Ora nuk di të aktrojRita Ora e ka pranuar se nuk është një aktore aq e zonja, kjo pasi ka përdorur kufje në vesh gjatë xhirimit të skenave në filmin “Fiffty Shades”, pasi vazhdimisht kishte harruar rreshtat e saj.

Këngëtarja shqiptare në këtë film luan rolin e Mia Grey, motra e birësuar e protagonistit kryesor të këtij filmi, Christian Gray, i cili luhet nga aktori, Jamie Dornan.

“Është dashur të mbajë dikë në kontakt të vazhdueshëm, në mënyrë që të më tregojë se çfarë duhet të them para se ta thosha, sepse sinqerisht isha paksa nervoze dhe i harroja të gjitha ato që i kisha mësuar”, ka treguar ajo. Rita ka folur edhe për kolegen e saj, Dakota Johnson, e cila luan rolin e heroinës së këtij filmi, Ana Steel.

“Ajo është një mike e shkëlqyeshme e imja dhe ajo vërtetë më ka qetësuar mua dhe ajo ishte vërtetë e sjellshme, duke u kujdesur për mua”, ka rrëfyer Rita. Ylli i hitit “RIP”, gjithashtu ka premtuar se ky film vetëm sa do ta bëjë edhe më të famshëm librin, në të cilin është bazuar filmi.

“Filmi është shumë i afërt me ato që janë në libër. Mendoj se aktorët janë fenomenalë në këtë dhe jam vërtetë e nderuar që jam në të njëjtin varg me ata. Ky është filmi im i parë dhe është e mrekullueshme”, ka përfunduar Rita. Reklama për këtë film tashmë ka filluar të emetohet, ndërsa kritikat janë tejet pozitive, prandaj pritet një sukses i madh në kinema.

  • MORENA

    ndoshta nuk di te aktrosh por kendon shume bukur dhe me nje ze te mrekullueshem