Rita Ora, në plazh me Snoop Dogg

Rita Ora, në plazh me Snoop Dogg

Rita Ora, në plazh me Snoop DoggRita Ora dhe Snoop Dogg miksuan punën dhe argëtimin, në turin e tyre të përbashkët në Tajlandë.

Këngëtarja me origjinë kosovare dhe reperi me famë ndërkombëtare mbajtën një koncert të përbashkët, i cili tërhoqi dhjetëra-mijëra fansa në atë që u konsiderua nga mediat vendase si një prej mbrëmjeve më të paharrueshme muzikore ndonjëherë.

Një ditë pas këtij koncerti, Rita dhe Snoop u fotografuan në një prej destinacioneve më piktoreskë tajlandeze, në një plazh me një panoramë të mrekullueshme, duke shijuar detin, diellin dhe nxehtësinë e temperaturave mbi 30 gradë.

Besohet se 22-vjeçarja dhe reperi amerikan janë duke bashkëpunuar për albumin e tyre të ardhshëm dhe burime pranë tyre kanë thënë se “Boddy Bam Bam Bam” do të jetë titulli i një kënge që do të lëshojnë shumë shpejt në tregun muzikor.