Rita Ora ndryshon look-un

Rita Ora ndryshon look-un

Rita Ora ndryshon look-un Ajo është e njohur për stilin e saj të guximshëm të të veshurit. Dhe Rita Ora me siguri bëri që njerëzit të kthenin kokën për të parë look-un e saj teksa u shfaq të premten e veshur me një triko që ngjante më shumë me një rrogozë të vjetër.

Gjithashtu, 23-vjeçarja vuri në dukje flokët e gjatë të verdhë, të cilat i kishte zgjatur në një sallon bukurie.

Por vëmendjen edhe në këtë rast nuk e morën flokët, transmeton tch. Në sy ranë pantallonat blu që këngëtarja kishte veshur për të shkuar në studion e Capital Radio të Londrës, të cilat më tepër sesa moderne dukeshin sikur ishin shqyer nga qentë.