Rita Ora ka fjetur me Jay-Z?

Rita Ora ka fjetur me Jay-Z?

Rita Ora ka fjetur me Jay-Z?Pas akuzave për tradhëti të Rob Kardashian, Rita Ora përfundon në një tjetër ciklon akuzash për një lidhje jo vetëm profesionale me Jay-Z.

Hamendësimet këtë herë kanë dalë nga Holly Hagan, britanikja e bërë e famshme falë pjesëmarrjes së saj në reality show-n “Geordie Shore” të MTV. Në profilin e saj në rrjetin social Twitter, Hagan shkruan: “Ka zëra për një lidhje mes Rita Orës dhe Jay –Z! E përsëris, KA ZËRA”, transmeton Top Channel. 

Menjëherë pas kësaj ka reaguar këngëtarja me origjinë shqiptare e cila ndodhet me pushime në Dubai. Po në Twitter ajo shkruan: “Zgjodha heshtjen në një budallallëk të tillë, por nuk do të hesht këtë herë. Kurrë nuk do të lejoj askënd që në përpjekje për të tërhequr vëmendjen të më përgojojë mua dhe familjen time”.

Më vonë, Rita fshiu gjithë reagimin e saj, ndërsa nga kampi i reperit amerikan nuk ka mbërritur ende asnjë reagim.

Kjo nuk është hera e parë që Rita përfshihet në akuza të tilla. Pas ndarjes nga Rob ky i fundit e akuzoi atë për tradhëti me të paktën 20 meshkuj të tjerë gjatë kohës kur ishin të lidhur bashkë. Ndaj këtyre akuzave, Rita zgjodhi heshtjen…këtë herë jo.