Rita Ora është shtatzënë

Rita Ora është shtatzënë

Rita Ora është shtatzënëPak ditë pasi këngëtarja Rita Ora përfundoi në spital në gjendje të fikëti, mediat botërore kanë hedhur dyshime mbi një shtatzëni të mundshme.

Sipas thashethemeve, Rita po përpiqet që ta mbajë të fshehur shtatzëninë e saj.

Të martën, 22-vjeçarja kaloi një moment të vështirë gjatë një seti fotografik, duke humbur papritur ndjenjat.

Mjeku i saj tha se shkak për ‘sëmundjen’ e Ritës ishte lodhja e madhe fizike dhe dehidratimi. Ndërkaq, lidhja e dashurisë së Ritës me DJ Calvin Harris vazhdon.

Madje ata janë duke planifikuar edhe një largim romantik, për t’i dhënë gjallëri lidhjes së tyre. Supozohet se për këtë udhëtim çifti është këshilluar nga e ëma e këngëtares, me qëllim që të rikthejnë shkëndijën në lidhjen e tyre gjashtëmujore.

“Rita dhe Calvin rrallë janë parë me njëri-tjetrin në disa muajt e fundit dhe tani ajo ka ngulur këmbë.

Ajo ndihet sikur po merret pak me veten dhe kur ata janë parë me njëri-tjetrin, ai vërtet është dukur sikur është i preokupuar me gjëra të tjera”.

“Nëna e Ritës, që është psikoanaliste, u ka sugjeruar të bëjnë pushim diku ku ata nuk njihen, për të parë nëse mund të kënaqen në praninë e njëri-tjetrit”, shkruan “Daily Star”.