Rita Ora dhe Calvin Harris të palodhshëm

Rita Ora dhe Calvin Harris të palodhshëm

Rita Ora dhe Calvin Harris të palodhshëmSi duket Rita Ora dhe i dashuri i saj, Calvin Harris duken ta palodhshëm pasi menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së çmimeve, Brit Awards, ata kanë fluturuar për Milano.

Raportohet se Rita dhe Calvin kanë qëndruar në këtë ceremoni deri në ora 5 të mëngjesit të ditës së enjte, teksa menjëherë pas kësaj ata kanë fluturuar për në qytetin italian.

Siç shihet edhe në foto, Rita duket shumë e thjeshtë dhe pa makiazh, përkrah të dashurit të saj, i cili duket në top formë.

Ata janë parë në aeroportin Malpensa të Milanos, pasi kanë shkuar në qytetin e Italisë për të përcjellë javën e modës.