Rita Ora, 200 mijë funte për një koncert në Prishtinë?

Rita Ora, 200 mijë funte për një koncert në Prishtinë?

Rita Ora, 200 mijë funte për një koncert në Prishtinë?Nuk ka ende asnjë lajm të konfirmuar nga Qeveria e Kosovës për ardhjen e saktë të superyllit shqiptar, Rita Ora, për një koncert në Prishtinë.

Sipas disa zërave, flitet se ajo tashmë e ka anuluar një koncert që kishte paraparë ta mbante në Nekst Level, e kjo do të ishte më 17 shkurt, për të ardhur po në këtë ditë historike të 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Po nga këto zëra, nëse Rita do të duhet të vinte në Prishtinë në atë datë, duhet që shteti i Kosovës të nxjerrë ndoshta 200 mijë funte, për ta anuluar atë koncert jashtë e ta sjellë Ritën në Prishtinë. Nga e gjithë kjo, ata, që mezi e presin Ritën në vendlindje, janë fansat e shumtë të saj. /M.GJ./