Rita mban fjalim në Kanë

Rita mban fjalim në Kanë

Rita mban fjalim në KanëKur je njëra prej artisteve më të njohura në botë, është një gjë normale që të ftohesh për të mbajtur fjalim në ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e muzikës.

Rita Ora është ftuar për të mbajtur fjalim në panairin vjetor ‘MIDEM’ në pallatin e festivaleve në Kanë për mënyrën se si e ka zhvilluar bota digjitale bazën e adhuruesve të saj në vende të ndryshme të botës.

Rita kishte zgjedhur një veshje më të thjeshtë sesa veshjet e saj të zakonshme shumëngjyrëshe, një veshje dypjesëshe e cila zbulonte barkun e saj. Biondja 23-vjeçare kishte veshur një xhaketë të zezë nga lëkura, kishte manikyr shumëngjyrësh, stoli të arta, ndërsa flokët i kishte lëshuar dhe kishte përdorur ngjyrën e kuqe për buzë.

Këngëtarja në konferencë ishte për të folur për ‘VEVO’-n, në lidhje me programin për zhvillim të artistëve të kësaj kompanie, që zbulon se si strategjitë në internet dhe video për pajisje mobile mund të ndihmojnë në popullaritetin ndërkombëtar dhe të gjenerojnë të ardhura për muzikantët dhe mbajtësit e të drejtave autoriale.