Rita imazh i ‘DKNY’

Rita imazh i ‘DKNY’

Rita imazh i ‘DKNY’Këngëtarja kosovare, Rita Ora, edhe zyrtarisht është përzgjedhur si imazh i kompanisë ‘DKNY’ për të reklamuar parfumin e tyre më të ri.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” i është rikthyer bashkëpunimit me ‘DKNY’, pasi ajo muaj më parë kishte realizuar një kampanjë të tyre duke pozuar me koleksionin më të ri të veshjeve.

Dhe derisa Aramid dhe disenjatorët e shishes së parfumit Estee Lauder Cos janë përgjegjës për këtë projekt, ata kanë refuzuar të komentojnë mbi këtë bashkëpunim.

Por burime të afërta me këngëtaren Ora ,kanë bërë të ditur se ajo të hënën është parë duke xhiruar reklamën e re të parfumit që pritet të dalë në treg në vjeshtë të vitit të ardhshëm.