Rita bashkëpunim me Snoop Dogg?

Rita bashkëpunim me Snoop Dogg?

Rita bashkëpunim me Snoop Dogg?Rita Ora dhe reperi i famshëm amerikan, Snoop Dog e kanë një gjë të përbashkët. Rita vjen nga Kosova ndërkaq Snoop, ka mbajtur një koncert mbresëlënës këtu.

Ndërkaq, nga çfarë këngëtarja na ka lënë të kuptojmë, në një të ardhme të afërt, ata të dy mund ti lidh edhe ndonjë projekt muzikor i përbashkët. Rita, së fundmi ka qenë në Tajlandë ndërsa nga foto që ajo i ka publikuar, këngëtarja është parë në shoqëri të reperit, Snoop Dogg.

“Duke biseduar për disa gjëra që me siguri se do të ju befasojnë”, ka shkruar Rita.

Këngëtarja, deri më tani ka bashkëpunuar me emra të njohur si, Tinie Tempah, Dj Fresh, J cole, Drake, e ndoshta së shpejti mund të presim edhe ndonjë këngë së bashku me Snoop.