Rio Mavuba: Botërori 2014, ëndrra e çdo futbollisti

Rio Mavuba: Botërori 2014, ëndrra e çdo futbollisti

Rio Mavuba: Botërori 2014, ëndrra e çdo futbollistiOptimistë dhe të motivuar. Në kampin francez ekziston një energji pozitive, kur mbeten të paktën 2 javë nga fluturimi drejt Brazilit për trofeun më të lakmuar në botë.

Për mesfushorin Rio Mavuba, i ati i të cilit ka luajtur për kombëtaren e Zairesë 40 vjet më parë në Botërorin e Gjermanisë, prania në Brazil vlen më tepër se gjithçka.

“Kupa e Botës është një ëndërr për mua, është ëndrra e çdo futbollisti. Të përfaqësosh vendin tënd në një kompeticion të tillë është diçka e mrekullueshme dhe akoma më shumë kur luan në Brazil, në vendin e futbollit. Pas 40 vjetësh po ndjek hapat e tim ati. Sigurisht që është krenari e madhe. Ishte edhe më e veçantë para 8 vjetësh në Gjermani sepse atje, ai ka luajtur në Botërorin 1974”.

Blaise Matuidi, mesfushori i Paris Saint Germain, pas titullit kampion në Ligue 1, sigurisht që ndihet edhe më i karikuar në misionin për një tjetër trofe, por tani me ekipin kombëtar. Matuidi deklaroi se në përfaqësuesen e gjelave, çdo lojtar mendon për Botërorin, që nga dita që u sigurua kualifikimi dhe ethet vijnë duke u shtuar, ditë pas dite.

I pyetur se cilët lojtarë francezë kanë stil loje të ngjashëm me brazilianët, mesfushori i Parisit dha emrat e Franck Ribery dhe Paul Pogba. Para startit të Botërorit, Franca do të masë edhe njëherë forcat në 3 takime miqësoret me Norvegjinë, Paraguajin dhe Xhamajkën.