Rikthimi antikushtetues i gjyqtarëve

Rikthimi antikushtetues i gjyqtarëve

Rikthimi antikushtetues i gjyqtarëveBurime të gazetës bëjnë të ditur se gjatë javës së ardhshme në Gjykatën Kushtetuese do t’i hiqet “masa ndëshkuese” gjyqtarit kushtetues, Kadri Kryeziu.E hapur, sipas tyre, është edhe mundësia e rikthimit të gjyqtarit amerikan Robert Carolan.

I pari qe përjashtuar nga gjykimet me karakter politik, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqje.

“Rikthimi”, sipas burimeve, konsiston në faktin se pasi të kthehet presidentja, Atifete Jahjaga nga Nju-Jorku, partitë do t’i kërkojnë që t’i drejtohet me pyetje Gjykatës Kushtetuese për tejkalimin e ngërçit.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, ekspertët e çështjeve kushtetuese tërheqin vërejtjen se rikthimet nuk mund të bëhen pa u ndjekur procedurat kushtetuese.

Riza Smaka, ekspert i çështjeve kushtetuese, ka thënë se as rikthimi i gjyqtarit Kryeziu dhe as amerikanit Carolan nuk është në rregull. /Tribuna/