Rihanna pozon sërish e zhveshur, por tani për qëllim të mirë

Rihanna pozon sërish e zhveshur, por tani për qëllim të mirë

Rihanna pozon sërish e zhveshur, por tani për qëllim të mirëMe 24 milionë ndjekës në ‘Twitter’ dhe 85 milionë adhurues në ‘Facebook’, nuk ka dyshim që Rihanna është një nga yjet më me ndikim në botë.

Këngëtarja nga Barbadosi tani është duke e përdorur popullaritetin e saj për ta rritur vetëdijesimin për sidën. Rihanna është fytyrë e re mbrojtëse e ‘Viva Glam by MAC’, koleksion grimi që e dhuron secilin cent nga çmimi i shitjes për t’u ndihmuar grave, burrave dhe fëmijëve që jetojnë me sidë.

Këngëtarja shihet me flokë të shkurtër të bardhë në një fotografi reklamuese, në të cilën është paraqitur e zhveshur në pjesën e epërme të trupit, me buzë që lyera me buzëkuq ‘Viva Glam’.

Kam nderin t’u bashkëngjitëm ‘MAC Aids Fund’-it dhe ‘UNAIDS’-it në luftën kundër sidës”, ka thënë Rihanna në lidhje me fushatën e re reklamuese.