Rihanna kapet me fansat në Twitter

Rihanna kapet me fansat në Twitter

Rihanna kapet me fansat në TwitterRihanna nuk lë gjë t’i shpëtojë këto ditët e fundit. Këngëtarja e famshme ka vendosur që t’i kthejë përgjigje të gjitha komenteve negative që ndjekësit e saj i bëjnë në Twitter.

24-vjeçarja iu kundërpërgjigj një personi i cili kishte shkruar se ajo duhej të vdiste nga një mbidozë, njësoj si Whitney Houston.

Ky person kishte komentuar në një foto ku shihej kanabis, foto që Rihanna e kishte postuar në profilin e saj.

Këngëtarja u përgjigj me ironi: “Ashtu është sepse Whitney kaloi mbidozë me një teke hashash! Zhduku prej këtej, çupëlinë!”