rihanna2

Rihanna fiton gjysmë milion dollarë për një orë

Ylli muzikor nga Barbadosi, Rihanna, do të marrë gjysmë milion dollarë për një orë këndim në gala mbrëmjen në Floridë.

Rihanna këtë honorar të lartë do ta fitojë në një mbrëmje humanitare, në të cilën do të mblidhen të ardhura për Institutin për luftën kundër kancerit.

Gala mbrëmja do të organizohet në pronën e miliarderit Donald Trump, “Mar-a-Largo”.
Siç transmetojnë mediet amerikane, Rihanna do të performojë para 600 të ftuarve, të cilët do t’i paguajnë biletat midis 2 mijë dhe 20 mijë dollarë.