Ricardo Kaka qëndronë tek Real Madridi

Ricardo Kaka qëndronë tek Real Madridi

 Ricardo Kaka qëndronë tek Real MadridiDikur futbollisti më i mirë në botë, Ricardo Kaka, ka njoftuar se ka vendosur të qëndrojë te Real Madridi pas një bisede që ka pasur me trajnerin e ri, Carlo Ancelotti.

Braziliani 31-vjeçar ka qenë ylli kryesor i strategut italian te Milani, mirëpo që nga transferimi në Santiago Bernabeu në vitin 2009, forma e tij ka qenë zhgënjyese.

“Kam kontratë me Real Madridin dhe na ka ardhur një trajner i ri. Kam pasur bisedë pozitive me Carlo Ancelottin dhe do të qëndroj”, u ka thënë Kaka gazetarëve.

Kontrata e mesfushorit me Los Blancos skadon në verën e vitit 2015.