riberybenzema

Ribery dhe Benzema mund ta kthejnë Francën në maje

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka nënvizuar kualitetin e Franck Ribery dhe Karim Benzema, nga të cilët pret që ta kthejnë përfaqësuesen në maje.

“Të gjithë presin shumë nga ata. Këta janë futbollistë të shkëlqyer, të cilët mund ta dërgojnë ekipin në maje. Ata e kanë këtë cilësi, talentin për ta bërë dallimin”, ka thënë 44-vjeçari në një konferencë për shtyp.

Duke shpjeguar angazhimin e vetëm një sulmuesi (Benzemas), trajneri i ‘les Bleus’ e ka marrë shembull homologun e tij te Spanja, Vicente Del Bosque, i cili në evropian luante me formacionin 4-6-0 (pa sulmues).

“Kjo nuk e ndalon ekipin spanjoll që të jetë efektiv. Ky nuk është problemi”, ka sqaruar Deschamps.