Rezultatet deritanishme, koalicioni i majtë fituese

Rezultatet deritanishme, koalicioni i majtë fituese

Rezultatet deritanishme, koalicioni i majtë fitueseKoalicioni i majtë po shkon drejt një fitoreje të sigurt.Nga rezultatet paraprake për 12 qarqet nga vëzhguesit e ‘A1 Report’ në të gjitha qendrat e numërimit të votave nxjerrin fitues koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Nga projeksionet paraprake rezulton se koalicioni i majtë ka një bilanc pozitiv + 13.5 %, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Ndërsa koalicioni i djathtë ka një rënie në – 7.9 %.

Nga projkesioni paraprak koalicioni i majtë merr 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathë 56 mandate në rang vendi.

A1 Report sjell numërimin në kohë reale në të gjitha qendrat e numërimit si dhe një krahasim me zgjedhjet e 2009.

[B]ORA 09:12 NUMËROHEN 906 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I MAJTE + 13.5% , I  DJATHTI – 7.9 %[/B]

Nga rezultatet e fundit të numërimit për 906 kutitë e votimit

Koalicioni i majtë ka  + 13.5 në krahasim me vitin 2009

Koalicionin i djathtë ka – 7.9 % në krahasim me vitin 2009

[B]ORA 07:42 NUMËROHEN 772 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I DJATHTË – 7.8 %[/B]

Nga rezultatet e fundit të numërimit për 772 kutitë e votimit

Koalicioni i majtë ka + 13.3 %,  në krahasim me vitin 2009,

Koalicionin i djathtë ka – 7.8 % në krahasim me vitin 2009

Projeksioni në Korçë: Koalicioni i majtë 7 mandate, koalicioni i djathtë 5

Projeksioni në Lezhë: Koalicioni majtë 4 mandate, koalicioni i djathtë 3

Projeksioni në Vlorë: Koalicioni majtë 8 mandate, koalicioni i djathtë 3

Projeksioni, në Berat: Koalicioni majtë 8 mandate, koalicioni i djathtë 3

Projeksioni në Fier: Koalicioni majtë 11 mandate, koalicioni i djathtë 5

Projeksioni në Shkodër: Koalicioni majtë 6 mandate, koalicioni i djathtë 5

Projeksioni në Elbasan:  Koalicioni majtë 8 mandate, koalicioni i djathtë 6

[B]ORA 07:30 NUMËROHEN 738 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR[/B]

Nga rezultatet e fundit të numërimit për 738 kutitë e votimit

Koalicioni i majtë ka + 13.3 % në krahasim me vitin 2009

Koalicioni i djathtë ka – 7.9 % në krahasim me vitin 2009

[B]ORA 06:47 NUMËROHEN 635 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I DJATHTË – 8.4 %[/B]

Nga rezultatet e fundit të numërimit për 635 kutitë e votimit

Koalicioni i majtë  ka + 13.8 % në krahasim me vitin 2009

Koalicioni i djathtë ka – 8.4 % në krahasim me vitin 2009

[B]ORA 06:32 PËRFUNDON NUMËRIMI PËR 598 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I DJATHTË – 8.4 %[/B]

Nga rezultet e fundit të numërimit për 598 kutitë e votimit

Koalicioni i majtë ka + 13.8 %,  në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009.

Koalicioni i djathtë ka – 8.4 % në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

[B]ORA 06:14 PROJEKSIONI/ NUMËROHEN 536 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR[/B]

Ka përfuduar numërimi për 536 kuti votimi në rang kombëtar.

Koalicioni i majtë ka një bilanc pozitiv + 13.9 %, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009.

Koalicioni i djathtë shënon rënie në – 8.5 %. në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009.

[B]ORA 05.55 PERFUNDON NUMERIMI PER 451 KUTI, KOALICIONI I DJATHTE – 8.4%[/B]

Përfundon tashmë procesi i numërimit për 451 kutitë e para në rang kombëtar.

Pas numërimit edhe të këtyre kutive, koalicioni i majtë ka shënuar rritje në + 14 % krahasuar me vitin 2009.

Ndërsa koalicioni i djathtë, në 451 kutitë e para, ka regjistruar rënie – 8.4 %.

[B]ORA 04:44 ARRIN NE 259 NUMRI KUTIVE TE NUMERUARA NE RANG VENDI[/B]

Arrin në 259 numri i kutive të votimit të numëruara deri më tani në rang vendi. Televizioni “‘A1 REPORT”, sjell numërim në kohë reale dhe krahasim me rezultatet e vitit 2009 kuti pas kutie.

Deri në këtë fazë të numërimit koalicioni i majtë shënon + 13.3 %. Këto janë 259 kutitë e para të numëruara nga 5508 në total, dhe deri më tani koalicioni i djathtë regjistron një rënie – 8.1 % në krahasim me 2009-ën.

[B]ORA 04:14 NUMËROHEN 214 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR[/B]

Koalicioni i majtë vazhdon të qëndrojë në të njëjtat stade positive me + 13.1 %. Edhe aleanca demokratike vazhdon të qëndrojë në – 8.1 %.

[B]ORA 04:05 NUMËROHEN 194 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I MAJTË + 13.7 %[/B]

Aleanca për Shqipërinë Europiane vazhdon rritjen me + 13.7 % krahasuar me vitin 2009, kurse Aleanca për Punësimi Mirëqënie e Integrim ka shënuar rënie me – 8.5 %në 194 kutitë e votimit.

[B]ORA: 03:50 – NUMËROHEN 158 KUTI, KOALICIONI I MAJTË +13%[/B]

Deri tani njoftohet se janë numëruar 158 kuti votimi në rang kombëtar dhe koalicioni i majtë rezulton me +13%. Kjo sipas rezultateve të deritanishme, që vijnë nga selia e PS, e cila i referohet komisionerëve të PS.

[B]ORA 03:00 – DURRËS, RRASHBULL KRYESON PD[/B]

Gazetari i ‘A1 Report” njoftoi nga Durrësi se ka gjysmë ore, që ka nisur numërimi për komunën Rrashbull. Deri tani nga të dhënat paraprake kryeson PD, ndërsa pason PS dhe FRD.

[B]ORA 02:30 PERFUNDON NUMERIMI PER 47 KUTI, KOALICIONI I DJATHTE -7.3%[/B]

Përfundon tashmë procesi i numërimit për 47 kutitë e para në rang kombëtar.

Pas numërimit edhe të tre kutive të tjera, koalicioni i majtë ka shënuar rritje në + 12.8 % krahasuar me vitin 2009.

Ndërsa koalicioni i djathtë, në 47 kutitë e para, ka regjistruar rënie – 7.3 %.

[B]ORA 03:00 KAVAJË, ENDE NUK KA NISUR NUMËRIMI[/B]

Në Kavajë, edhe pse ora 03:00 e mëngjesit ende nuk ka nisur procesi i numërimit. Priten numëruesit. Çdo gjë tjetër shkon normalisht.

[B]ORA 02:06 NUMËROHEN 44 KUTITË E PARA NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I MAJTË + 12.9 %[/B]

Nga numërimi i 44 kutive të votimit, Aleanca për Shqipërinë Europiane kryeson me + 12.9 % të votave, kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie e Integrim ka një bilanc me – 7.8 %. Ndërkohë që bilanci i FRD është + 0.9 %dhe AK + 0.1 %.

ORA 02:08 – KUKËS, NIS NUMËRIMI I 6 KUTIVE TË PARA, KZAZ 11

[B]ORA 01:59 NUMËROHEN 33 KUTITË E PARA NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I MAJTË + 10.7 %[/B]

Vijon numërimi i kutive, ku nga rezultatet e 33 kutive të para rezulton se koalicioni i majtë shënon një rezultat + 10.7 % krahasur me zgjedhjet e vitit 2009, kurse koalicioni i majtë ka një rezultat – 7.3 %.

[B]ORA 01:55 NUMEROHEN 25 KUTITE E PARA NE RANG KOMBETAR, KOALICIONI I MAJTE + 12.2 %[/B]

Komisionerët në vendet e numërimit të votave kanë përfunduar procesin e numërimit për 25 kutitë e para në rang kombëtar. Sipas rezultateve të deritanishme, që vijnë nga selia e PS, të cilët referojnë komisionerët e PS, koalicioni i majtë ka një rritje + 12.2 %.

Ndërkaq koalicioni i djathtë regjistron një rënie me – 8.5 % në krahasim me vitin 2009. Votat po numërohen në Kukës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

[B]ORA 01:25 DALIN REZULTATET E 17 KUTIVE E PARA NË RANG KOMBËTAR[/B]

Rreth orës 01:25 pas mesnatës kanë dalë rezultatet e 17 kutive të para në rang kombëtar, tre prej të cilave janë në Tepelenë. Nga rezultatet e kutive, rezulton se koalicioni i majtë ka një rezultat pozitiv, + 13.3 % në krahasim me zgjedhjet elektorale të vitit 2009, kurse koalicioni i djathtë ka një rezultat – 10.2 %.