Rezarta Shkurta, një baladë me shumë dashuri

Rezarta Shkurta, një baladë me shumë dashuri

Këngëtarja Rezarta Shkurta do të jetë një ndër 58 konkurrentët e festivalit të sivjetshëm “Kënga Magjike”, pasi ka përfunduar këngën e saj dhe këtë të diel pritet të ngjitet në skenë.

“Në 14 tetor tek ‘E Diela Shqiptare’, prezantoj këngën time magjike. Një këngë e bërë me shumë dashuri. Uroj ta shijoni siç e kam shijuar unë këto ditë.

Faleminderit Elgit Doda për muzikën dhe Arben Duka për tekstin”, ka shkruar në rrjetin social Facebook këngëtarja, e cila në këtë festival është paraqitur për dy vite me radhë. Kënga mësohet se do të jetë një baladë mjaft e veçantë, por këngëtarja nuk ka dashur të zbulojë më shumë rreth fabulës së saj.

Rezarta ka marrë pjesë në “Kënga Magjike 2010″ me këngën “Budallaçkë e vogël”, ku u vlerësua me çmimin tendencë dhe vendin e 9-të, ndërsa në vitin 2011, me këngën “Të jesh e mirë s’ia vlen”, ku fitoi çmimin “Best Performance”. MAPO