Rexhepi shkarkon edhe dy këshilltarë

Rexhepi shkarkon edhe dy këshilltarë

Rexhepi shkarkon edhe dy këshilltarëMinistri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi, e ka nisur me shkarkime Vitin e Ri 2013.

Ai ka marrë vendim që të shkarkojë dy këshilltarët Enver Oruçaj dhe Rafet Ramën, të cilët i ka pasur këshilltarë pothuajse që kur ka nisur punën si Ministër i Brendshëm.

Njëri nga zyrtarët e kësaj ministrie, që ka folur në kushte anonimiteti ka treguar se shkarkimet janë bërë vetëm pask kohë para se të ndërrohen vitet, por qëllimisht nuk janë publikuar emrat.

Shkarkimin e ka pohuar edhe vetë Ministri Rexhepi, i cili e ka mohuar kategorikisht se shkarkimet kanë të bëjnë me aferat që kanë përfshirë Ministrinë e brendshme.

“Kjo po ndodh në kuadër të reformatizimit (të kabinetit). Ka të bëjë me profinin e tyre, sepse më duhen këshilltarë të profilizuar për liberalizim të vizave dhe integrim. Kjo nuk ka të bëjë me çështjen e pasaportave”, ka thënë Rexhepi